Lajme

Vjosa Osmani nderohet me çmimin Doctor Honoris Causa nga Universiteti i Ankarasë

02/28/2022 12:27
nga:Gazeta Blic

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është nderuar me titullin çmimin Doctor Honoris Causa nga Universiteti i Ankarasë, raporton Gazeta Blic.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Osmani, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

Postimi i plotë:

Nder i dyfishtë ta pranoj çmimin Doctor Honoris Causa nga Universiteti prestigjioz i Ankarasë, e posaçërisht nga Fakulteti Juridik.
Ky çmim është respekt ndaj marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Turqisë, por edhe për popujt, stafin akademik dhe studentët tanë!