Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka theksuar rëndësinë e Samitit BE-Ballkani Perëndimor për rajonin dhe ka bërë disa kërkesa të rëndësishme në bisedimet me liderët e institucioneve dhe shteteve anëtare të BE-së, raporton GazetaBlic.
Ajo theksoi se e ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme dhe kërkoi trajtimin e menjëhershëm të aplikacionit për anëtarësim, si dhe heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës.
Osmani gjithashtu theksoi se integrimi i Ballkanit Perëndimor nuk mund të realizohet nëse rrezikohet paqja dhe siguria, duke kërkuar llogaridhënie për agresionin e vazhdueshëm të Serbisë ndaj Kosovës.
“Pavarësisht sfidave, Kosova mbetet e angazhuar për integrimin euro-atlantik”, shkruan tutje Osmani.


