Lajme

Vjosa Osmani: Lajçak nuk është president i Kosovës

07/01/2022 00:28
nga:Gazeta Blic

Ndërmjetësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, nuk është president i Kosovës, ka thënë sonte presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një intervistë të saj televizive.

Sipas saj, Lajçak ka detyrë të mbrojë qëndrimin e tij, detyrë të cilën ia ka dhënë Bashkimi Evropian.

”Emisari Lajçak nuk është president i Kosovës. Detyra e tij është të mbrojë qëndrimin e tij dhe, siç e dini, BE-ja është neutrale. Qëndrimi i zotit Lajçak… natyrisht është neutral. Pak a shumë BE-ja atë kapelë ia ka dhënë”, ka thënë ajo në Kohavizion.

Tutje ajo ka shtuar se ”presidentja e Kosovës i mbron interesat e Kosovës. Mos prisni që të kemi qëndrime krejt identike”.