Lajme

Vjosa Osmani kujton përvjetorin e Masakrës në lagjen Tusuz të Prizrenit

05/26/2024 19:48
nga:G C

Presidentja Vjosa Osmani kujtoi përvjetorin e Masakrës në lagjen Tusuz të Prizrenit.

25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, në prag të lirisë, vranë mizorisht 27 banorë të lagjes Tusuz (Lagjja e Trimave) në Prizren.

Kjo lagje shquhet për kontributin e dhënë dhe sakrificën për lirinë e Kosovës, ndaj vendosja e drejtësisë për viktimat është përkushtim i çdoditshëm i yni.

“Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët dhe të gjithë të rënët për liri”, thuhet tutje në njoftimin e Presidencës.

Kryeministri Kurti përkujtoi martirët e Tusuzit: Nuk ka asnjë brez të shqiptarëve që nuk ka kaluar së paku në një luftë