Lajme

Vjosa Osmani: Kosova i bashkohet botës në zi për humbjen e Papa Françeskut

04/21/2025 10:36
nga:Genita C

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të, Papa Françeskut, raporton GazetaBlic.

Ajo ka theksuar se populli i Republikës së Kosovës i bashkohet miliona njerëzve anembanë botës në zi për humbjen e një zëri të madh të dhembshurisë, përulësisë dhe drejtësisë në kohën tonë.

Në një postim në rrjetet sociale, Osmani ka vlerësuar trashëgiminë e Papa Françeskut, duke theksuar se ajo do të vazhdojë të jetojë në jetët e panumërta që ai preku gjatë jetës së tij.

“Papa Françesku ishte një udhëheqës që nderoi vlerat e paqes, shpresës dhe dinjitetit njerëzor, dhe ai do të mbetet gjithmonë një simbol i dashurisë dhe përkushtimit për një botë më të drejtë”, ka shkruar presidentja Osmani.