Lajme

Vjosa Osmani këshillon SHBA-në dhe NATO-n që ta ndihmojnë Ukrainën me avionë luftarakë

04/07/2022 15:08
nga:N M

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka këshilluar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n, që ta ndihmojnë Ukrainën më shumë me armë e në veçanti me avionë luftarakë.

Në një intervistë për ABC730, presidentja Osmani, kjo gjë iu duhet që ta mbrojnë popullin e tyre që janë viktima.

“Kurrë më, nuk duhet të jetë vetëm një slogan, duhet të jetë një akt. Ukraina duhet të ndihmohet më shumë me armë, sidomos me avionët luftarakë, pasi atyre iu duhet të mbrojnë popullin e tyre që janë viktima”, ka thënë Osmani.

Kjo s’ka të bëj vetëm me Rusinë por edhe me vendet që po e ndihmojnë atë”, thotë Presidentja Osmani.

“Në të njëjtën kohë, besoj se Ukraina duhet të ndihmohet më shumë me armë, në veçanti me avionë luftarakë”, tha ajo.