Lajme

Vjosa Osmani: Kërkova nga Mali i Zi ndihmë për anëtarësimin e Kosovës në KE

05/18/2022 12:20
nga:N M

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë pas takimit me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanovic se dy shtetet kanë marrëdhënie të shkëlqyera në disa fusha, raporton Gazeta Blic.

Osmani ka thënë se ka kërkuar nga presidenti Gjukanovic ndihmën e shtetit të tij, për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, por edhe anëtarësimin e Kosovës në organizata të tjera ndërkombëtare.

“Jemi krenar për raportet tona me Malin e Zi kemi bashkëpunim në disa fusha siç është turizmi. Kujtoj dhe falënderojmë shtetin e Malit të Zi për ndihmën që bëri gjatë viteve 1998 1999 ku hapi dyert dhe zemrat për refugjatët nga Kosova”, ka thënë ndër të tjera ajo.

Osmani ka thënë se Kosova synon që shpejt të jetë pjesë e NATO dhe për këtë ka përmednur edhe Malin e Zi.

“Shembulli më i mirë se si anëtarësimi i Mali të Zi në NATO sjell siguri në rajon duhet të ndjeket edhe për Kosovën që të jemi anëtare e Aleancës EuroAtlantike”, ka thënë ajo ndër të tjera.