Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ambiciet edhe për një mandat në krye të shtetit.
Por, analistja politike, Alma Lama, vlerëson se ajo është jashtë loje nëse nuk e ka përkrahjen e Lëvizjes Vetëvendosje, por përveç saj, i duhen votat dhe nga partitë tjera.
Ajo në një intervistë për Gazeta Blic, ka thënë se partitë tjera nuk e konsiderojnë figurë neutrale por që ka përkrahur VV-në.
“Nuk besoj se do të varet nga mendimi im apo i dikujt tjetër e meriton apo se meriton Vjosa Osmani, ajo është jashtë loje nëse nuk e ka përkrahjen e Lëvizjes Vetëvendosje, por edhe nëse do ta ketë atë, i duhet një përkrahje më e gjerë nga subjektet e tjera politike, që me aq sa kam dëgjuar deklarata unë, nuk e konsiderojnë figurë konsensuale apo neutrale pro si figurë të politizuar që ka mbështetur vazhdimisht agjendën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe që ka shkelur Kushtetutën disa herë”, ka thënë ajo.
Nëse ajo do të jetë kandidate apo jo sërish, sipas Lamës, varet nga Albin Kurti.
“Do të varet nga vullneti i z.Kurti. Nëse ai është i interesuar që të zgjedhet presidenti, sigurisht që bashkëpunon për gjetjen e një figure konsensuale qoftë edhe jashtë politikës ose edhe brenda politikës”, ka vlerësuar Lama për Gazeta Blic.
E pyetur për një partner konsensual, ajo thotë se Kosova ka emra plot dhe duhet një figurë intelektuale e neutrale që i bën nder Kosovës.
“Ka emrat plot Kosova, një figurë intelektuale, e papërlyer, neutrale, që i bën nder Kosovës besoj gjendet, varet krejtësisht nga vullneti politik”, ka deklaruar Alma Lama./Gazeta Blic/


