Tri herë fituesi i Fesitvalit të Sundance ‘Zgjoi’ nga Blerta Basholli u propozua nga Kosova si kandidat i saj zyrtar për garën e Oscars.
Pas kësaj ka reaguar edhe Presidentja e vendit Vjosa Osmani përmes një postimi në rrjetin social Twitter.
“Është zyrtare. Kandidati i Kosovës për Oscars është “Zgjoi”. “Përveç të qenit një kryevepër, kjo histori e luftës dhe këmbënguljes është një frymëzim. Fat të mbarë Blerta Basholli dhe ekipit. Fituesi i trefishtë i Sundance, ‘Hive’ është zgjedhur si Pretendues Ndërkombëtar i ‘Oscar’-it”, shkroi Presidentja në postimin e saj.
It’s official.??’s entrant for the Oscars is Hive!
Aside from being a masterpiece, this story of struggle & perseverance is an inspiration.
Good luck to @blertabb & team
Sundance Triple Winner ‘Hive’ Chosen as International Oscar Contender https://t.co/e2U6aemBiU via @variety
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 9, 2021