Lajme

“Vjosa Osmani është idhnake, ka probleme me Shqipërinë, ka probleme me UÇK-në”

06/29/2022 21:55
nga:Genita C

Lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka problem me Shqipërinë dhe çdo gjë që është shqiptare.

Ai në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se presidentja Osmani ka probleme edhe më të mëdha me UÇK-në.

P”residentja ka problem me Shqipërinë, me cdo gjë që është shqiptare, ajo ka problem hale më shumë me UÇK-në, ajo vec prej zorit i përmen këto. Presidentja është shumë kosovocentrike. E ka të padurueshme dhe jo vec me këta”, tha ai.

Tutje, Molliqaj shtoi se Osmani është idhnake, aq sa kur hidhërohet me ndonjë televizion apo parti, nuk ju flet.

“Ajo është kosovocentrike. Ajo është e verbërume në këtu punë, edhe nuk din as me manifestu në mënyrë diplomatike. Të gjithë e dimë që presidenten e kemi idhnake të reagimeve për sene personale, idhnohet masnej nuk fol me një televizion apo parti…Osmani është aty vetëm si noterë e Kurtit për cdo gjë”, tha Molliqaj.

Molliqaj: Kurti po thotë se UÇK është e mirë është ajo që ka vdekë, të gjallët janë stërkeqja e saj