Lajme

Vjosa Osmani bashkë me bashkëshortin kremtuan Krishtlindjen në një familje në Prizren

12/24/2023 22:08
nga:G C

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se kremtën e Krishtlindjes e kaluan në familjen Laçi në Prizren.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka publikuar dhe disa foto.

Postimi i saj:

Sikurse çdo vit, kremtën e Krishtlindjes e kaluam në mesin e familjeve të Kosovës, për të ndarë gëzimin e festave. Kësaj rradhe, bashkë me Prindonin, qëndruam në familjen Laçi në Prizren.

Aty ku mikëpritja, tradita e filigranit dhe bashkimi i familjes me pjesën nga mërgata i japin sharm atmosferës festive.