Opinion

Vjosa Osmani âsht shndrru në zâdhanëse të Lëvizjës Vetëvendosje!

09/13/2021 20:09
nga:Halil Matoshi

Shkruan: Halil Matoshi

Albin Kurti ka kalkulu modelin Win-Win, kur personalisht u angazhu (e nisi Glauk Konjufca?) me i shty zgjedhjet.

Presidentja Osmani ia bâni argatin Kryeministrit, por hasi në kundërshtim të rreptë nga opozita, shoqnia civile dhe media dhe ajo doli në Press Konferencë për me akuzu opozitën!?

Presidente llafazane, qê përpiqet me i heshtë kritikët tue i akuzu “disa persona të caktuar”, që ajo i shënjestron!
Ajo nga sonte nuk po përkujdeset mâ për unitetin e popullit por âsht shndrru në palë, në betejen politike!
Ajo la me kuptu se nëse bâhet ma keq me Pandemi, fajtore mbetët opozita, që nuk i duartrokiti idesë së Albin Kurtit.
Po të mundej me i shty zgjedhjet shoqja e tij e klasës, Vjosa Osmani, ai kalkulonte se do ta nxirrte me ftyrë Arben Vitinë për Kryetar komune në Prishtinë.
Po të ndodh keqësimi i situatës epidemiologjike, ai dhe aho kanë me iu vërsulë me akuza opizitës dhe ‘disa personave të caktuar’ të cilët e kritikojnë pushtetin!?

Nji tandem fatal për demokracinë!