Ish deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Melihate Tërmkolli ka reaguar pas situatës së krijuar ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, raporton Gazeta Blic.
Ajo ka pasur një porosi për presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Tërmkolli ka thënë se të dy krerët e shtetit do të duhej të kryenin disa vizita në institucionet e sigurisë në Kosovë.
Postimi i plotë:
Sot, Kryeministri e Presidentja, e pakta do të duhej takuar me Komandantin e KFOR-it, pastaj edhe një takim- vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe MPB! Pa panikë por me kujdes maksimal!
Shefi i NATO-së: Ky është një pushtim i qëllimshëm dhe gjakftohtë që është planifikuar gjatë


