Lajme

“Vjeshtë në verë”: Reshje të dendura shiu dhe breshëri në Shqipëri

08/23/2026 22:57
nga:G B

Një rrebesh i fortë ka përfshirë Korçën e Shqipërisë gjatë mbrëmjes së sotme.

Prej më shumë se dhjetë minutash, qyteti është përfshirë nga reshje të dendura shiu, të shoqëruara me breshër dhe erë të fortë.

Intensiteti i lartë i reshjeve ka sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullim, ndërsa situata vijon të monitorohet./abcnews.al