Kupa e Botës 2022

Vjen vendimi nga Komisioni i Garave, FBK dënon Sigal Prishtinën dhe Trepçën

12/14/2022 13:42
nga:Mergim Rreci

Komisioni i Garave ka ardhur me vendimet e fundit pas incidenteve që ndodhën në ndeshjen finale të Superkupës së Kosovës në basketboll, e cila u zhvillua të dielën e shkuar.

Në vendimin e marrur, Komisioni i Garave i ka dënuar të dy skuadrat me nga një ndeshje pa shikues, poashtu me nga një gjobë prej 2 mijë eurove, transmeton GazetaBlic Sport.

Po ashtu, gjoba kanë marrë edhe trajneri i Prishtinës, Murat Bilge, si dhe lojtarët Lejson Zeiqiri e Dardan Berisha. Ata janë dënuar me nga 50 euro secili, ndërsa te Trepça me gjobë të njëjtë janë nëshkuar edhe trajneri Alek Jonchevski e Amin Hot.