Sporti

Vjen vendimi nga Arbitrazhi Sportiv, FFK obligohet ta rikthejë Dinamon në grupin B të Ligës së Parë

08/17/2023 11:01
nga:Lorik J

Këshilli i Arbitrazhit sportiv ka vendosur në lidhje me ankesën e Dinamos së Ferizajt në lidhje me shortin e vendosjes në grupin e Ligës së Parë.

Federata e Futbollit të Kosovës para pak javësh ka vendosur që Dinamo të luajë në grupin A, pavarësisht se nuk i përket atij regjionit, shkruan GazetaBlic Sport.

Por sipas vendimit të Komisionit të Arbitrazhit sportiv, FFK duhet të ndryshoj vendimin e marrë më herët dhe të vendos Dinamon në grupin B të Ligës së Parë, aty siç ishte paraparë të ishte.

Më poshtë gjeni vendimin: