Djellon Dragusha është transferimi më i ri i skuadrës së Vëllaznimit.
GazetaBlic Sport mëson se ai tashmë do të jetë pjesë e skuadrës nga Gjakova për edicionin tjetër.
Dragusha ka përvojë tashmë në futbollin kosovar edhe pse është në moshë të re.
Ai ka luajtur në Superligë dhe Ligën e Parë.



