Vjen reagimi nga Zhegrova, pasi shënoi një gol spektakolar
Lille ka barazuar 1:1 në udhëtim ndaj Angers, në kuadër të javës së 31-të në Ligue 1.
Angers kaloi i pari në epërsi me një autogol në minutën e 64-të të ndeshjes.
Ishte Edon Zhegrova që barazoi shifrat në minutën e 74-të të ndeshjes. Ai nga distanca e bombardoi portën vendase.
Pas ndeshjes ka ardhur edhe reagimi nga Edon Zhegrova.
“Jo rezultati që deshëm, por vazhdojmë përpara. I lumtur për një tjetër gol. Falënderojmë tifozët për mbështetjen e madhe”, shkroi Zhegrova në Instagramin e tij.
Për të parë reagimin e tij: KLIKO KËTU


