Cult

Vjen reagimi nga Yllka Gashi pasi “Zgjoi” nuk u nominua për Oscars

02/08/2022 16:23
nga:G C

Filmi “Zgjoi” s’ka arritur të futet në listën përfundimtare të kategorisë “filmi më i mirë në gjuhë të huaj” në kuadër të çmimeve Oscars. Pesë filma nga 15 të tillë të listës së ngushtë arritën të nominohen për natën finale të Oscars që mbahet me 27 mars.

Ndaj këtij lajmi ka reaguar edhe aktorja kryesore e filmit “Zgjoi”, Yllka Gashi, shkruan GazetaBlic.

Gashi përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh falenderuese për gjithë dashurinë që ka marrë ditëve të fundit dhe përkrahjen e madhe për filmin “Zgjoi” me regji të Blera Bashollit.

“Falemnderit shumë që u gëzuat për ne e për dashurinë e përkrahjen e jashtëzakonshme që na e keni dhënë tash e një vit”, u shpreh aktorja.

Në anën tjetër, Yllka Gashi shprehet e bindur që në vitet në vijim filmi kosovar do të bëjë histori duke u nominuar e fituar në edicionet e ardhshme të Akademisë./GazetaBlic/