Sporti

Vjen reagimi nga skuadra e madhe ukrainase, me mesazh të qartë për Rusinë e Putinit

02/24/2022 11:28
nga:Mergim Rreci

“Ne do të qëndrojmë në këmbë”, ky është postimi i klubit të madh ukrainas, Shakhtar Donetsk.

Me një foto të një flamuri ukrainas, Shakhtari mëngjesin e sotëm, në ditën e pushtimit të trupave ruse në Ukrainë, mori anën dhe postoi një foto të qartë në lidhje me pozicionin e tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Nuk është një pozicion i parëndësishëm sepse është ekipi i qytetit të Donetskut, një nga qytetet e Donbass që është shpallur i pavarur me mbështetjen e qeverisë ruse.

Ky klub poashtu është në mesin e skuadrave shumë të respektuara për sukseset në Evropë.