Pas raportimeve të shumta, kryesisht në mediat në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Slloveni dhe Serbi ku flitej se kryeministri slloven Janez Jansha ka paraqitur një “plan për riorganizimin e kufijve të Ballkanit”, ka reaguar edhe Presidenca e Kosovës.
Ky plan i publikuar në mediat boshnjake fliste për riorganizimin territorial që prek Kosovën, Bosnjë dhe Hercegovinën dhe shtetet tjera të rajonit.
Këshilltari për media Bekim Kupina ka thënë se nuk i komentojnë artikujt e mediave.
“Sido që të jetë, pas komunikimit me ta, përfaqësuesit e shtetit slloven kanë bërë të ditur se artikulli të cilit i referoheni ju është një lajm i rremë (fake news), ndaj ekzistenca e tij është mohuar nga autoritetet sllovene”.
Kupina ka thënë se një gjë të tillë e kanë konfirmuar edhe pas bisedave që kanë pasur me Brukselin.
“Qëndrimi i Presidentes Osmani është i njohur. Nuk pranojmë dhe nuk do të jemi pjesë e asnjë lloj dialogu që temë diskutimi e ka territorin e Republikës së Kosovës, që prekë tërësinë territoriale dhe rendin kushtetues të saj”, tha Kupina për Telegraf.
Dastid Pallaska: E pabesueshme njëanshmëria e Miroslav Lajçak kundër Kosovës dhe heshtja e Qeverisë