Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani po qëndron në SHBA, dhe gjatë kësaj vizite ka realizuar edhe një takim me skenaristen dhe regjisoren e filmit “Zgjoi”, Blerta Bashollin, film që është duke u shfaqë në Amerikë.
Në rrjetet sociale është bërë virale një fotografi ku shihet Presidentja Osmani bashkë me Dua Lipën, Yllka Gashin dhe Blerta Bashollin, shkruan Gazeta
Pas kësaj fotografie reagoi edhe Adriana Matoshi duke e shpërndarë në rrjetet sociale.
“FOTO E DITËS”, ka shkruar Matoshi.


