Hisen Berisha, kandidat i PDK-së, sipas raportimeve të fundit, nuk ka arritur numrin e mjaftueshëm të votave për t’u bërë deputet.
Megjithatë, ai tha për GazetaBlic, se këto informacione janë spekulime.
Sipas tij, ende nuk janë shpallur rezultatet përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), dhe vetëm pas publikimit të tyre do të mund të bëhet një vlerësim i saktë.
Berisha ka shprehur besimin se rezultati përfundimtar mund të ndryshojë, dhe ka kërkuar që të priten rezultatet zyrtare për të konfirmuar nëse do të ketë mundësi për t’u ulur në Parlament.


