Lajme

Vjen reagimi i parë nga Donjeta Sahatçiu, e shkarkuar nga kryetari Përparim Rama

02/05/2024 21:59
nga:Genita C

Donjeta Sahatçiu është zyrtarja e dytë e PDK-së që shkarkohet nga Përparim Rama pas Ilirik Musliut i cili ka mbajtur pozitën e drejtorit të Shërbimeve Publike në Prishtinë, raporton GazetaBlic.

Sahatçiu përmes një shkrimi në “Facebook” ka thënë se misioni do të vazhdojë.

Ajo tutje shkruan se gjatë punës së saj, një copëz e misionit u arrit.

Shkrimi i plotë:

Prishtinë deri herën tjetër, faleminderit! ❤️

Një copëz e misionit u arrit. Nga një grua të parë nënkryetare në historinë e Prishtinës, nesër vjen një tjetër grua nënkryetare.

Jehona, në zyre e gjen shenjë këtë mural të qëndisun me shumë dashni: gratë mbështesin njëra tjetrën. Të priftë e mbara, sytë katër! ?

Për të tjera, kemi kohë. Misioni vazhdon..