Florian Marku i vërtetoi edhe njëherë tjetër botës, aftësitë e tij si boksier.
“Albanian King” fitoi ndaj britanikut, Chris Jenkins të cilin e nokautoi në raundin e 4’të të duelit, duke arritur kështu të mbrojë titullin kampion bote në ‘welterweight’, shkruan GazetaBlic Sport.
Boksieri shqiptar me këtë fitore shkoi në kuotën e 11 fitoreve dhe vetëm një barazimi kurse ende nuk ka shijuar humbjen në karrierën e tij.
Pas kësaj fitore të madhe ka reaguar Florian Marku në Twitter.
“Faleminderit Zotit, e gjithë puna e madhe u shpërblye. Faleminderit ekipit tim dhe të gjithëve që më përkrahën. Shihemi së shpejti”, ka shkruar Marku në profilin e tij në Twitter.
Thank god, all the hard work paid off! Thank you to my team and everyone supporting. I’ll see you soon! @boxxer @SkySportsBoxing pic.twitter.com/M4BwURPbFp
— Florian Marku ? (@FlorianMarku92) April 3, 2022


