Lajme

Vjen reagimi i parë i Albin Kurtit pas mbylljes së vendvotimeve

12/28/2025 19:21
nga:Lorik J

Në orën 19:00 ka përfunduar periudha e lejuar për të hyrë në qendrat e votimit për të votuar.

Pas kësaj, ka reaguar Albin Kurti.

“Vullneti i qytetarëve tashmë gjendet në kutitë e votimit. Ruajtja e këtij vullneti të shprehur është esencial për legjitimitetin dhe kredibilitetin e procesit zgjedhor. Aty e kemi përcaktimin për të ardhmen e vendit tonë dhe të institucioneve të tij.”, ka theksuar ai.

“E për këtë gjë, mendjet, sytë dhe veshët tanë janë te ju komisionerë dhe vëzhgues. Keni detyrë tejet të rëndësishme saqë vendimtare”, ka shtruar ai.