Ministria e Shëndetësisë e dënon dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës që ka ndodhur në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se kjo është një sjellje jonjerëzore nga infermieret në fjalë.
Nga MSH-ja bëhet e ditur se Inspektorati Shëndetësor ka qenë sot për inspektim në këtë institucion privat në të cilin jepen dhe shërbime të përkujdesit shëndetësor.
“Pas inspektimit, Raporti i Inspektoriatit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë do t’i dërgohet Odës, institucion ky i pavarur, me qëllim marrjen e masave konform ligjit, statutit, rregullave dhe kodit etik në fuqi’ thuhet në njoftimin e MSH-së, raporton Gazeta Blic.
Njoftimi i plotë:


