Lajme

Hovenieri pas takimit për Asociacionin në Ambasadën amerikane: Të zbatohen të gjitha angazhimet e dialogut

01/31/2023 12:53
nga:Genita C

Ka përfunduar takimi për çështjen e Asociacionit i thirrur nga ambasada amerikane në Prishtinë, raporton GazetaBlic.

Pas këtij takimi erdhi edhe reagimi i ambasadorit Jeff Hovenier i cili tha se është mirënjohës ndaj palëve të ndryshme të interesuara të pranishëm për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizës së tyre.

Hovenier shton se po vazhdohen angazhimet për dialogun me Serbinë.

“Sot mbajtëm një seancë dëgjimore @USEmbPrishtina për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Mirënjohës ndaj palëve të ndryshme të interesuara të pranishëm për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizës së tyre. Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha angazhimeve të Dialogut”, thuhet në postimin e tij.