Pas ndeshjeve të xhiros së 30’të, KF Ballkani reagoi ashpër për ndodhitë e fundit në futbollin kosovar.
Ballkani kishte shkruar një letër – ku aludonte se Federata e Futbollit të Kosovës po përcakton fituesin e Superligës e Kupën e Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Komisioni Disiplinor i FFK’së, ku kanë kërkuar fakte për letrën e publikuar nga KF Ballkani.
Ja reagimi i Komisionit Disiplinor:
“Për deklaratë publike ofenduese drejtuar organeve të FFK-së, përmes akuzave të pavërteta, përdorimin e termave paushallë dhe të pa argumentuara (kalkulim dhe manipulim), lidhur me ecurinë e ndeshjeve, me çka shkel dispozitat e kodit të sjelljes sportive”, thuhet në vendim.
/GazetaBlic Sport


