Lajme

Vjen reagimi i bashkëshortes së Rexhep Selimit në lidhje me deklaratat e Donika Gërvallës: Rexha do të kthehet e do të flas vetë

05/07/2021 21:33
nga:Gazeta Blic

Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipja ka reaguar më në fund në lidhje me deklaratat e Donika Gërvallës për ish- udhëheqësin e UÇK-së.

Ajo ka shkruar se ato deklarata janë të vjetra, dhe se ajo nuk ka nevojë ta mbrojë Rexhep Selimin.

“Nëse ka nevojë, unë do ta bëj me shumë vullnet dhe me krenari. Por, Rexha do të kthehet dhe do të flas vetë, e atëherë shumë pikëpyetjeve do t’ju vihet pika”, ka shkruar ajo.

Reagimi i plotë:

Po i lexoj e po i dëgjoj aty-këtu disa thirrje në adresën time se po u dashka të reagoj sa herë përmendet emri i Rexhep Selimit në opinion.

Për më tepër po kërkohet nga unë t’i komentoj edhe disa postime të viteve të kaluara!
Ato shkrime e postime të vjetra, që së fundi u bën aktuale, i ka parë edhe vet Rexha sa ishte në Kosovë, por nuk i ka vlerësuar aq me vlerë e as aq të rëndësishme sa t’i replikonte e t’i komentonte.

Prandaj unë sot nuk kam nevojë t’ua rris vlerën atyre postimeve.

Rexhep Selimi nuk është në atë gjendje sa te ketë nevojë ta mbrojë bashkëshortja e tij. Atë e mbron e drejta, emri dhe vepra e tij. Ai nuk ka nevojë ta mbroj unë e as të flas në emër të tij.

Nëse ka nevojë, unë do ta bëj me shumë vullnet dhe me krenari. Por, Rexha do të kthehet dhe do të flas vetë, e atëherë shumë pikëpyetjeve do t’ju vihet pika.

Në ndërkohë unë do të vazhdoj të kryej me nder dhe krenari detyrën dhe mandatin që ma kanë dhënë votuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.