Lajme

Vjen “parashikimi” ambicioz i Mefail Bajqinovcit: Komunën e Prishtinës do ta fitojmë pa balotazh, VV do të fitojë 70% të komunave

06/02/2021 00:10
nga:Gazeta Blic

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë në T7 se VV do t’i fitojë 70% të komunave.

Ai ka thënë kryeqytetin VV do ta fitojë pa balotazh.

Zgjedhjet lokale do të mbahen në tetor të këtij viti ndërkohë që deri më tani janë zyrtarizuar kandidaturat e AAK-së, AKR-së dhe LDK-së. VV ende nuk e ka bërë të ditur kandidatin e tyre për Prishtinën.

Mirëpo Bajqinovci shprehet shumë optimist për rezultatin pa marrë parasysh se cili kandidat do t’i futet garës.

“Prishtinën do ta fitojmë pa balotazh”, ka thënë ai.

“Do të fitojmë edhe në Mitrovicë, Podujevë, Gjilan, Kamenicë dhe Gjakovë”, shtoi ai.

“Ky është një mendim personal i imi të cilin e kam krijuar pas bisedave me qytetarë. Besoj që 70% të komunave do t’i fitojmë”, përfundoi Bajqinovci.

 

Vjen reagimi nga Përparim Rama: Unë jam kandidat i LDK-së, jam pjesë e LDK-së