Lajme

Vjen paralajmërimi nga kreu i SPSPK-së ndaj Qeverisë: Na paguani në të kundërtën e ndalojmë punën

04/19/2021 20:33
nga:Gazeta Blic

Kreu i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka paralajmëruar Qeverinë se në qoftë se nuk dalin mjetet e premtuara financiare edhe tri ditë e ardhshme, do ta ndalin punën.

Azemi ka thënë se mjetet për punëtorët teknik ne Spitale, QMF dhe Ambulanta nga Qeveria e Kosovës për rundin e dyte që është dashur të paguhen gjerë me 4 prill.

Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, si rrjedhojë kanë pasur një takim me Ministrinë e Shëndetësisë.

“…pas diskutimeve me Ministrinë e Shëndetësisë ato mund të dalin me së largu edhe 3 ditë, ne u pajtuam se do të presim edhe 3 ditë e nëse ato nuk paguhen ne automatikisht do ta ndërpremë punën, mirëpo ministria e shëndetësisë garanton se deri te kjo nuk do të vijë”, ka thënë Azemi përmes shkrimit në llogarinë e tij në Facebook.