Lajme

Vjen paralajmërimi: Ndërkombëtarët kanë përgatitur projekt-dokument “merre ose lëre” me sanksione për palën që s’pranon!

06/22/2023 13:45
nga:Y I

Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me takimin urgjent të thirrur  nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrel, me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Vuçiq.

Makolli tha se ka shumë mundësi që BE-ja dhe SHBA-të e kanë përgatitur projekt-dokumentin për deeskalimin e menjëhershëm të situatës në veri, lirimin e tre policëve, organizimin e zgjedhjeve dhe një draft-statut për Asociacionin.

Ai tha se ky propozim mund të jetë “merre ose lëre” me sanskione për cilën nga palët që nuk e pranojnë.

“Ka mundësi që BE-ja dhe SHBA- të kenë përgatitur projekt dokument për deeskalimin e menjëhershem të situatës, lirimin e tre policeve tanë të kidnapur, për hapat e mëtejmë për organizimin e zgjedhjeve të reja në komunat veriore të vendit dhe eventualisht edhe një draft statut për Asociacionin apo vetqeverisjen lokale, si është quajtur në dokument marrëveshjen e Ohrit. Krejt këto si propozim perfundimtar, “merre ose leje”, me pasoja apo sanksione për atë që nuk e pranon. Në këtë kontekst, pala kosovare duhet të jetë në nivel të bashkëpunimit dhe koordinimit me faktorin ndërkombetar, përndryshe Kosova dhe lidershipi i saj do të kenë pasoja të shumta”, tha Makolli për “Gazeta Blic”

Ai tha se situata në veri vazhdon të jetë e tensionuar dhe me rrezikshmëri të lartë.

Makolli tha se deklarimet e Eskobar për rrezikshmerinë e një konflikti regjional, duhet të merren shumë seriozisht.

“Situata aktuale politike pas të gjitha atyre që kanë ndodhur javët e fundit në pjesen veriore të vendit, vazhdon të jetë e tensionuar dhe me rrezikshmeri të larte për regjionin dhe jo vetem, kur e kemi parasysh luften në Ukraine dhe tendencen e implikimit eventual te Rusise ne regjion”

“Nëse i analizojme me kujdes dhe logjikë të shëndosh zhvillimet e ditëve të fundit, gjegjësisht shkuarjen në Washington të deleguarit special të BE-së për bisedime Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, takimet e tij dhe në veçanti konferencën për shtyp të Lajçak dhe Eskobar, jep me tregue se situata është shumë ma e tensionuar se sa që mund të konstatohet nga deklaratat e liderve të të dyja vendeve, që zakonisht i japin për konsum të brendshëm politik. Deklarimi i Eskobar, për rrezikshmerine e një konflikti regjional, duhet ta marrim shumë seriozisht. Kryeministri yne shpresoj që ne takimet bilaterale me përfaqësues të BE-se dhe SHBA-s, të jetë shumë i arsyeshëm dhe të ketë qëndrime racionale dhe bashkëpunuese me BE-në, e në veçanti të ketë koordinim strikt me SHBA-të”, tha ai.

Sekretari i AKR-së shtoi se duke marrë parasysh thirrjen me urgjencë të takimit, aleatët janë marrë vesh që të ndermarin hapa të menjëhershem për deeskalimin e situates.

“Duke u bazuar ne aktivizimin e madh të diplomacise euro-atlantike dhe thirrjen me urgjence të takimit të sotit ne Bruksel, si duket aleatet janë marrë vesh që të ndërmarrin hapa serioz dhe të menjihershem për deeskalimin e situatës”, deklaroi  Makolli për “Gazeta Blic”.

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka bërë të ditur se i ka thirrur për një takim urgjent në Bruksel, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për të gjetur një rrugëdalje për situatën e tensionuar.

Nëpërmjet një njoftimi në Twitter, Borrell ja thënë se është nevojë urgjente për deeskalim të menjëhershëm dhe zgjedhje të reja në veri të Kosovës.

“I kam thirrur liderët e Serbisë dhe Kosovës në Bruksel për takime urgjente për të gjetur rrugën e daljes nga kriza aktuale. Ne kemi nevojë për deeskalim të menjëhershëm dhe zgjedhje të reja në veri me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës. Kjo është parësore për rajonin dhe BE-në”, ka shkruar Borrell, raporton Gazeta Blic.

“Takimi urgjent Kurti-Vuçiq”- Deklarohen për “Gazeta Blic” nga PDK, LDK dhe AAK!

Sot nisin takimet në Bruksel