Sporti

Vjen njoftimi, ‘Ballistët’ me organizim masiv për finalen ndaj Sileksit në Shkup

05/12/2026 12:19
nga:Mergim Rreci

Atmosfera ka filluar të ndizet fuqishëm në prag të finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut mes Shkëndija dhe Sileks, një duel që pritet të sjellë emocione të mëdha në tribuna dhe në fushë.

Tifogrupi shqiptar “Ballistët” ka nisur mobilizimin e plotë për këtë ndeshje historike, duke e cilësuar udhëtimin drejt Shkupit si një nga momentet më të rëndësishme të viteve të fundit, transmeton GazetaBlic Sport.

Sipas organizatorëve, kanë kaluar rreth 10 vite që nga hera e fundit kur finalja e kësaj gare ka mbledhur një organizim të tillë masiv dhe të strukturuar.

Në njoftimin e tyre, ‘Ballistët’ bëjnë thirrje për pjesëmarrje të gjerë, duke e konsideruar këtë finale si një ngjarje që lë gjurmë të forta në historinë e grupit.

/GazetaBlic Sport/