Federata Ndërkombëtare e Tenisit njoftoi këtë të martë pezullimin e federatave të Rusisë dhe Bjellorusisë.
Ajo ka vendosur që të dyja vendet të mos marrin pjesë në garat kombëtare: Davis Cup dhe Billie Jean King Cup (për femra), ku Rusia është mbajtëse e të dy trofeve, përcjell GazetaBlic Sport.
Ky vendim nuk prek tenistët rusë në qarqet ATP dhe WTA.



