Lajme

Vjen në Kosovë këshilltarja për Siguri Kombëtare e presidentit Biden

03/18/2022 12:27
nga:Genita C

Elizabeth Sherwood-Randall, këshilltare për Siguri Kombëtare e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden do të takohet sot me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Takimi do të nis në orën 16:00 ndërsa është paralajmëruar se mediat mund të marrin paje vetëm në fillim të takimit.

Elizabeth Sherwood-Randall është pjesë e delegacionit nga Shtëpia e Bardhë, kur paraprakisht do të takohen edhe me presidenten Vjosa Osmani.

Sherwood është emëruar këshilltare për Siguri Kombëtare e presidentit Biden vitin e kaluar.

 

Delegacioni i SHBA-së takohet edhe me kryeministrin Kurti