Showtime

Vjen në jetë fëmija i parë i Suki Waterhouse dhe Robert Pattinson

03/27/2024 10:05
nga:N K

Suki Waterhouse dhe Robert Pattinson janë bërë prindër pasi kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të parë.

Aktorja dhe këngëtarja 32-vjeçare dhe aktori 37-vjeçar, u fotografuan duke shtyrë një karrocë fëmijësh rozë teksa ishin në një shëtitje në Los Angeles. Fansat kanë hedhur dyshime se fëmija ështëvajza për shkak të ngjyrës së karrocës, por nuk ka ende një konfirmim nga çifti.

Ata u panë së bashku për herë të fundit më 5 mars në një kafe.

Nëse nuk e dini, Robert dhe Suki janë fejuar dhe lajmi u bë publik në fund të vitit 2023. Ajo e konfirmoi shtatzëninë në nëntor të vitit të kaluar.