Edhe pse sapo ka nisur muaji shkurt, dilemat për kushtet e motit gjatë këtij muaji të dimrit tashmë kanë filluar.
Lidhur me parashikimet ka folur meteorologu Sherif Gosalci në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, i cili tha se shkurti njihet për temperatura më të ashpra krahasuar me janarin.
“Shkurti mund të jetë më i ftohtë. Në statistikat që i pashë, në 25 vitet e fundit, shkurti zakonisht ka temperatura jashtëzakonisht ekstreme të ulëta dhe veçohet nga janari për thatësi, nuk është aq i lagësht sa muaji janar”, tha ai.


