Showtime

Vjen mesazhi i koduar nga Ghetto Geasy për Noizyn

11/09/2021 11:38
nga:Genita C

Reperi shqiptar, Noizy, ka marrë gjithë vëmendjen ditëve të fundit.

Ai ka mbajtur një koncert në Londër dhe nuk ka munguar një ‘diss’ për grupin rival të tij “Babastars”, shkruan GazetaBlic.

Derisa po interpretonte “Jena Mbretër”, Rigels Rajku është ndalur disa herë tek pjesa ‘F**k Babarecords’.

Sot nuk ka munguar edhe reagimi i Ghetto Geasyt i cili përmes një postimi në rrjetet sociale duke se këtë gjë e ka marrë me sportivitet.

“Mos e ngatërroni mirësinë time me dobësi. Bisha në mua po fle, nuk ka vdekur”, thuhej në postim./GazetaBlic/