Premier League vjen me disa ndeshje shumë interesante sot.
Me fillim nga ora 13:30, Manchester City kërkon ‘këndelljen’ ndaj Everton, shkruan GazetaBlic Sport.
‘Qytetarët’ janë në formë të tmerrshme në xhirot e fundit, duke mbetur edhe jashtë top katër pozitave të para.
Lajmi i madh nga ky takim vjen nga mediat e afërta me skuadrën e Everton, atje ku raportohet se Armando Broja pritet të jetë titullar në këtë takim.
Sulmuesi shqiptar solli një dimension të ri në vijën e sulmit të Evertonit në ndeshjet me Wolverhampton Wanderers dhe Arsenal, andaj një fillim i tij nga minuta e parë, nuk duket aspak i pamundur.
Manchester City: Ortega; Walker, Akanji, Ake, Gvardiol; De Bruyne, Kovacic; Savinho, Foden, Doku; Haaland
Everton: Pickford; Coleman, Tarkowski, Branthwaite, Mykolenko; Harrison, Gueye, Doucoure, Mangala, Ndiaye; Broja.
/GazetaBlic Sport/