Lajme

Vjen lajmi i mirë: Prej nesër nisin reshjet e shiut

07/15/2021 23:52
nga:Gazeta Blic

Parashikuesi i motit në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, Besim Aliu, ka njoftuar se gjatë natës do të kemi vranësira të çrregullta të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Për emisionin Edicioni Special në Klan Kosova ai u shpreh se nesër do të kemi temperaturë maksimale rreth 30 gradë celsius, ndërkaq ditëve në vijim ato do të ulen, me maksimalet rreth 27-28 gradë celsius, ndërkaq minimalet do të sillen rreth 18-19 gradë.

Aliu po ashtu bëri të ditur se nuk ekziston rreziku i përmbytjeve, siç po ndodh këto ditë në disa shtete të Evropës.

“Reshjet fillojnë nesër, por jo në gjithë territorin e Kosovës. Më të fokusuara do jenë në jug dhe juglindje të Kosovës, pastaj ditëve tjera do regjistrohen edhe në qytetet tjera”.

“Do të jenë të intensitetit mesatar e deri në të lartë. Ndërkaq në lidhje me atë se sa litra do të bien do të raportojmë pasi t’i masim në vende të caktuara”.

“Deri të martën–mërkurën do të kemi mot me reshje e stuhi, por dhe temperatura më të larta. Ne sipas statistikave kemi regjistruar temperatura deri afër 40 gradë Celsius në muajin korrik, por siç duket deri më 21 ose 22 nuk do t’i kemi as 37 gradë Celsius, kështu që kujtoj se kjo verë do të kalojë më këto temperatura, pra deri në 37-38 gradë Celsius”, deklaroi ai.