Showtime

Vjen lajmi i mirë nga Dua Lipa për “Sunny Hill Festival”

06/15/2021 11:15
nga:G C

Prej vitit 2016-të, Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin Lipa, organizojnë në Kosvë një nga koncertet më madhështorë, “Sunny Hill Festival”. Ndër vite ky koncert ka mbledhur emrat më të njohur të muzikës, ndër ta artisten me famë botërore, Miley Cyrus. Duket se këtë vit, “Sunny Hill Festival” mund të organizohet sërish dhe Dua e Dukagjin Lipa kanë dhënë një lajm të madh.

Ata kanë njoftuar se Prishtina do të jetë shtëpia e përhershme e këtij festivali, teksa po shqyrtojnë që ta zgjerojnë më tej në një vend më të madh. Dukagjin Lipa propozoi ditën e sotme në një mbledhje që festivali të mbahet afër zonës se panaireve në Shkabaj.

Pro këtij vendimi ka votuar Kuvendi Komunal i Prishtinës, i cili njëherësh i ka dhënë dritën e gjelbër festivalit që tash e tutje të zhvillohet atje.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur edhe vet organizatori i festivalit, Dukagjin Lipa, përmes një njoftimi në rrjetin social Instagram.

Ky ishte fillimi i udhëtimit tonë në vitin 2016. Pas një pritje të gjatë Sunny Hill Festival merr adresën e tij të përhershme. Faleminderit Komuna e Prishtinës, Shpend Ahmeti, Xil Ismaili për mbështetjen tuaj të palodhur, dhe gjithë Kuvendin e Prishtinës që votuan unanimisht në favor të festivalit tonë. Udhëtimi ynë fillon përsëri”, shkroi Lipa në Instagram.

Ndërsa Dua u shpreh shumë e lumtur që Prishtina do të jetë shtëpia e përhershme e fetsivalit dhe që do të ketë një vend tjetër për organizimin e tij.

“Festivali ynë Sunny Hill Festival tashmë ka një adresë të përhershme në Prishtinë, Kosovë. Jemi kaq krenarë me arritjen e këtij rrugëtimi deri tani dhe mezi presim që të rritemi më shumë në një vend të ri dhe më të madh! Ju faleminderit për të gjithë dashurinë dhe përkrahjen. Do të shihemi së shpejti”, shkroi Dua në një postim./ATVLIVE/