Sporti

Vjen lajmi i madh nga Italia, Milani dhe Napoli të interesuara për Nedim Bajramin

01/26/2022 15:52
nga:Mergim Rreci

 

Gazetari i njohur italian, Nicolo Schira ka njoftuar se Milani dhe Napoli janë të interesuara për shërbimet e reprezentuesit shqiptar, Nedim Bajrami.

Bajrami ka shkëlqyer në këtë edicion me fanellën e Empolit dhe tashmë është shumë i kërkuar nga disa skuadra të ndryshme, shkruan GazetaBlic Sport.

Lajmi i madh është se Milani dhe Napoli, dy skuadra që po rikthehen në majat e futbollit italian, janë duke e konsideruar transferimin e tij.

Empoli kërkon 12 milionë euro për të.

/GazetaBlic Sport/