Promoteri i Tyson Fury, Frank Warren, është i bindur se do të ndodhë një luftë e padiskutueshme për titullin e peshave të rënda me Anthony Joshua.
Por ai shtoi se të dy boksierët do të shkojnë atje ku janë paratë kur bëhet fjalë për të vendosur se ku zhvillohet meçi, përcjell GazetaBlic Sport.
Warren shpreson se Joshua do të mbrojë me sukses titujt e tij kundër Oleksandr Usyk në Londër të Shtunën.
“Le të shpresojmë. Unë do të bëj tifo si një i çmendur për Anthony Joshua, ashtu si Tyson,” tha Warren.
“Ne duam luftën. Unë jam i bindur se do të ndodhë nëse Joshua dhe Tyson fitojnë meçet e tyre përkatëse” përfundoi ai për BBC Sport.
Nëse dy boksierët fitojnë, atëherë meçi mund të zhvillohet në shkurt.
/GazetaBlic Sport


