Alejandro Balde do të jetë futbollisti i 26-të i skuadrës spanjolle në Botërorin e Katarit.
Mbrojtësi i Barcelonës do t’i bashkohet grumbullimit të ekipit për të zëvendësuar Jose Gaya, i dëmtuar, i cili do të humbasë Botërorin për shkak të një ndrydhjeje, përcjell GazetaBlic Sport.
Lojtari është paralajmëruar dje që mund të jetë zëvendësues i Gaya dhe tashmë sipas raportimeve të fundit në Spanjë, ai do të niset në drejtim të Katarit.