Sporti

Vjen konfirmimi nga FSHF, shiten të gjitha biletat, ‘Air Albania’ i stërmbushur sonte

06/17/2023 14:36
nga:Mergim Rreci

Shqipëria dhe Moldavia përballen sonte me fillim nga ora 20:45.

Kuqezinjtë kërkojnë vetëm pikët e plota në ‘Air Albania’, në misionin e madh të kualifikimit në Kampionatin Evropian, shkruan GazetaBlic Sport.

Shqipërisë së Sylvinhos pas humbjes me Poloninë i duhet fitorja në shtëpi, mision aspak i lehtë, mjafton të kujtosh se ishin moldavët ata që ndalën në barazim Çekinë kryesuese të grupit.

Drejtori i komunikimit në FSHF, Andi Verçani ka konfirmuar për ‘GazetaBlic Sport’ se janë shitur të gjitha biletat e ndeshjes, me atmosferën që pritet të jetë fantastike në ‘Air Albania’.

“Po, mund të konfirmojmë se të gjitha biletat e ndeshjes së sotme janë shitur”, tha Verçani.