Sporti

Vjen konfirmimi nga Fabrizio Romano, ky do të jetë trajneri i ri i Newcastle United

11/05/2021 08:27
nga:Mergim Rreci

Newcastle United tashmë sipas të githa gjasave ka vendosur pë trajnerin e ri.

Eddie Howe pritet të jetë menaxheri i ri i kësaj skaudre, raporton GazetaBlic Sport.

Ishte një kërkim i gjatë nga drejtuesit e Newcastles, por që në fund vendosen për Howe, ndoshta edhe për faktin se nuk kishin edhe shumë opsione tjera.

Këtë e ka konfirmuar eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, që zbuloi se kanë mbetur vetëm edhe disa detaje të vogla që do kompletohen së shpejti.

“Newcastle po përgatit dokumentet dhe kontratat për të emëruar Eddie Howe si menaxher të ri. Marrëveshja është rënë dakord deri në vitin 2024, janë fazat përfundimtare në mënyrë që të shpallet marrëveshja”.