Sporti

Vjen konfirmimi i madh nga UEFA, lejohen tifozët për EURO 2020 në këtë stadium të madh

04/14/2021 17:19
nga:Mergim Rreci

UEFA ka konfirmuar që Stadiumi Olimpik i Romës do të jetë njëri ndër stadiumet me tifozë për Euro 2020.

Dje, qeveria italiane dha sqarimin e plotë për të pritur të paktën 25 përqind të kapacitetit në Euro 2020.

UEFA tani ka konfirmuar se do të ketë tifozë në ndeshjet që do të zhvillohen në këtë stadium, përcjell GazetaBlic.

“UEFA ka marrë sot nga Federata Italiane e Futbollit konfirmimin se ndeshjet UEFA EURO 2020 të planifikuara të luhen në Romë, do të zhvillohen me spektatorë,” thuhet në deklaratën zyrtare.

“Autoritetet kanë garantuar që të paktën 25% e kapacitetit të stadiumit do të plotësohet. Si rezultat, UEFA konsideron që Roma të konfirmohet plotësisht si një vend për turneun.

Italia do të luajë ndeshjen e parë të turneut kundër Turqisë në këtë stadium me 11 qershor.

/GazetaBlic/