Sporti

Vjen edhe një largim i madh nga skuadra e Drenicës

01/06/2022 14:01
nga:Lorik J

Skuadra e Drenicës po përballet me krizë financiare, por edhe me largime në këtë afat kalimtar të janarit.

Në ditët e fundit, kanë filluar lëvizjet në futbollin kosovar dhe tashmë lojtarët e pakënaqur po ndërrojnë skuadrat.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se nga skuadra e Drenicës është larguar edhe portieri, Visar Haxhijaj.

Situata tek porta e Drenicës nuk është aspak e mirë, pasi përveç Haxhijajt është larguar edhe portieri tjetër Mikel Kaloshi.

Haxhijaj pritet që gjatë ditës të zyrtarizojë largimin e tij nga KF Drenica.

/GazetaBlic Sport