Lajme

Vjen deklarata nga Shefi i Misionit Vëzhgues të BE’së për procesin e zgjedhjeve lokale

10/17/2021 11:50
nga:Genita C

Shef i Misionit Vëzhgues të BE-së që do të monitoroj procesin e zgjedhjeve lokale në Kosovë, Lukas Mandle ka deklaruar se deri tani nuk është raportuar ndonjë parregullsi e madhe në vend.

Ai tha për EO se kanë mbi 100 vëzhgues derisa ftoi qytetarët që të dalin masivisht të votojnë.

“Kemi mbi 100 vëzhgues, dhe ata po përcjellin gjithçka. Unë i ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës të dalin masivisht për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre”, tha ndër të tjerash ai.